Flash

Pas padisë për sterilizimin edhe Check Up çohet në SPAK

Lapsi.al 24 January 2020
Pas padisë për sterilizimin edhe Check Up çohet në SPAK

Partia Demokratike njoftoi sot se do të dërgojë për hetim në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) koncesionin e shërbimit të kontrollit shëndetësor njohur ndryshe si “checkup”.

Përmes një deklarate për shtyp të ish-deputetes Albana Vokshi, demokratët denoncuan me dokumente se koncesioni është korruptiv.

“PD ka vendosur të dorëzojë në SPAK provat e reja që disponon dhe që provojnë se koncesioni [ i checkup-it] manipulon formularët ndër vite për bërjen e analizave. Këto të dhëna (kliko këtu për të parë dokumentet) faktojnë se në Qendrat Shëndetësore janë shpërndarë me mijëra formularë të vitit 2015 [jo të këtij viti], të cilët duhen mbushur sipas informacioneve që po çon koncesionari këto muajt e fundit.”

Me deklaratën e saj, Vokshi u bëri thirrje mjekëve të mos i plotësojnë formularët e viteve të shkuara dhe të mos bëhen pre e manipulimeve.

“Checkup-i nuk është falas, siç propogandon Kryeministri Rama. Shqiptarët jo vetëm paguajnë rreth 15 euro për një analizë, shumë më shtrenjtë se në privat, por paguajnë edhe për qindra mijë analiza të tjera që nuk bëhen kurrë. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se për 3 vitet e para, koncesionari është paguar në mënyrë abuzive me 12.6 milionë euro për rreth 500 mijë analiza të pabëra asnjëherë.”

Demokratët akuzojnë për koncesionin korruptiv qeverinë dhe theksojnë se përfituesja e kontratës, sipërmarrësja Vilma Nushi, është financuese e fushatave të socialistëve. Këto akuza PD i ka bërë edhe më parë duke theksuar se po bëhen miliona euro abuzime.

Ky është koncesioni i dytë në shëndetësi që do të hetohet nga SPAK. Më parë, me nismë qytetare nga nisma Thurje, u dërgua për hetim koncesioni i sterilizimit.

Qeveria ka dhënë me koncesion 4 shërbime shëndetësore, ku përveç checkup-it dhe sterilizimit janë edhe dializa dhe laboratorët. Por pavarësisht akuzave, Kryeministri Rama i mbron koncesionet si politika e duhur dhe më e mirë për shëndetësinë.

Të këshilluara

Bëni gati çadrat, në fundjavë nis shiu

Sot vendi ynë do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh por që mundësitë për reshje janë të pakta. Vranësirat pritet të shtohen nesër në pje...

08:54

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI