Flash

Haradinaj përplaset LIVE me Baton Haxhiun: Ti dhe Rama keni qenë “pro” ndarjes së Kosovës

Lapsi.al 24 January 2020
Haradinaj përplaset LIVE me Baton Haxhiun: Ti dhe Rama keni qenë

Debate të forta pati mbrëmë në emisionin “Open” në Top Channel pas deklaratave se kryeministri Edi Rama ka qenë pro shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi ku ishte i ftuar kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj.

“Nuk di të ketë diçka të shkruar apo një qëndrim konkret që Edi Rama të jetë pro ndarjes. Shikoni tani ligjërimin që janë bërë një të vetëm. Keni një qëndrim Ramush Haradinaj, Sali Berisha dhe Ilir Meta - tha gazetari Baton Haxhiu.

“Batoni ka qenë i involvuar brenda kësaj çështje. Ka takuar disa persona duke u thënë se kjo është ide e mirë. Si mundet me ardh ndarja e Kosovës në Parlament. A pranoni ju që të vijë ndarja e Shqipërisë në parlament - tha Haradinaj.

“Ma thoni një person ndërkombëtar që unë kam takuar dhe i kam thënë që ndarja e Kosovës është ide e mirë. Ti e di që e kam sjellë Ramën tek shtëpia jote. Kjo ide e ndarjes është një paaftësi e qeverisë për të plotësuar kërkesat e ndërkombëtareve dhe gjen fajin tek gazetari - vijoi Baton Haxhiu. ©LAPSi.al

Të këshilluara

Bëni gati çadrat, në fundjavë nis shiu

Sot vendi ynë do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh por që mundësitë për reshje janë të pakta. Vranësirat pritet të shtohen nesër në pje...

08:54

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI