Flash

E larguan nga Banka e Shqipërisë, Malaj i bashkohet Dukës te PAA

Lapsi.al 23 January 2020
E larguan nga Banka e Shqipërisë, Malaj i bashkohet Dukës te PAA

Ish-ministri socialist Arben Malaj, që vetëm pak ditë më parë u shkarkua nga Edi Rama nga bordi i Bankës së Shqipërisë, i është bashkuar Partisë Agrare Ambientaliste. Këtë e ka bërë të ditur vetë Malaj me një postim në Facebook.

“Një angazhim konkret me Partinë Agrare Ambjentaliste. E mirëprita ftesën e kolegut te nderuar Agron Duka për të kontribuar si këshilltar strategjik për platformën dhe organizimin e PAA për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale.

Keshillimi i kesaj partie te qendres se majte, me strategji te sukseshme, me krijon mundesi reale per te dhene kontribute pozitive per ta rritur fuqine elektorale te PAA dhe per ta ofruar PAA ne cdo aspekt te vlerave dhe misionit te saj politik me te gjelberit evropian, te cilet vleresohen sot si grupimi politik me progresiste dhe me influence te rritur ne qeverisjen vendore dhe kombetare ne shume vende te BE-se, por edhe ne institucionet e saj politike.

Te gjelberit ne zgjedhjet e fundit per parlamentin evropian fituan rreth 10% te votave, duke marr nje status te rendesishem edhe per politikat ne nivel evropian. Suksese PAA! Mirenjohje cdo kolegu qe do te angazhohet per sfidat e PAA, si nje mundesi konkrete per zhvillime dhe ndryshime pozitive ne Shqiperi!”, - shkruan Arben Malaj në Facebook.

Të këshilluara

Tërmet 3.2 ballë, epiqendra në Ersekë

Lëkundje të tjera tërmeti në vend. Sipas informacioneve nga EMSC tërmeti me magnitudë 3.2 është ndjerë në orën 17:57 dhe epiqendra ka qenë 12 km në verilindje t...

18:33

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI