Flash

Flet Berisha: Ku gaboi opozita që nuk rrëzoi dot Ramën

Lapsi.al 23 January 2020
Flet Berisha: Ku gaboi opozita që nuk rrëzoi dot Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në emisionin “Opinion” për marreveshjen PD-PS për reformën zgjedhore. Për herë të parë Berisha ka folur për mosarritjen e objektivit që kishte opozita për rrëzimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike.

“Kishte një vendimi ekstrem dhe pa precedentë të opozitës shqiptare siç ishte djegie e mandateve. Kushtetuta njeh të drejtën e parlamentarit për të hequr dorë nga mandati. Qëllimi i opozitës për këtë vendim përveç background-it që aty nuk kishte mjedis parlamentar së pari një sensibilizim shqiptar dhe ndërkombëtar për dramën e parlamentarizmit në Shqipëri, së dyti rrëzimi i Ramës dhe së treti një qeveri teknike që të çonte vendin në zgjedhje.

Nuk po them që opozita i realizoi qëllimet e veta, por një gjë mund ta them. Opozita realizoi damkosjen shqiptare dhe ndërkombëtare. Ndryshe opozita futej në një rreth të kuq që nuk dilte kurrë. Kjo nuk ndodhi. kjo jo sepse u pëlqye veprimi i opozitës, por sepse opozita u përball me një njeri që nuk njihte asnjë normë dhe asnjë standard.

Po ta vini re dialogu me ndërkombëtarët vijon normalisht sikur nuk ka ndodhur gjë. Opozita nuk e realizoi dot rrëzimin e Edi Ramës dhe zgjedhjet e reja. Ky është realiteti. Opozita nuk kishte qëllim vetëvrasjen. Qëllimi i opozitës ishte rrëzimi i Ramës, por opozita nuk arriti të trajtojë revoltën e madhe popullore që ekzistonte me mosbindjen civile që t’i jepte shkelmin Edi Ramës përfundimisht.

Arsyeja? Asnjë faktor ndërkombëtar nuk merrte përsipër të mbronte Ramën nëse opozita gjente rrugën e duhur të mosbindjes civile. Unë mendoj se opozita duihet të stacionohej në bulevardin dëshmorët “me të apo mbi të” pa ndërprerje.

Opozita kishin një strategji, por nuk realizoi dot fitoren. Faktori ndërkombëtar? Ua kisha thënë miqve që nuk duhet të prisnim për mbështetje dhe as të mos zemëroheshim për kritikat pas vendimit të djegies së mandateve. Nuk kishte skenar për ta përmbysur me dhunë Ramën” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tërmet 3.2 ballë, epiqendra në Ersekë

Lëkundje të tjera tërmeti në vend. Sipas informacioneve nga EMSC tërmeti me magnitudë 3.2 është ndjerë në orën 17:57 dhe epiqendra ka qenë 12 km në verilindje t...

18:33

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI