Flash

Grenell: Trump kërkon sa më shpejt një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

Lapsi.al 23 January 2020
Grenell: Trump kërkon sa më shpejt një marrëveshje mes

Përfaqësuesi Special i Presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi pas Prishtinës ka arritur për vizitë zyrtare në Beograd.

Atje Grenell ka folur sa i përket dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, dhe ka theksuar se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, nuk do të lejojë që të zvarritet shumë gjatë procesi i arritjes së një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Grenell ka pohuar se ka një afat të shkurtër brenda të cilit do të duhet të zgjidhet problemi shumë vjeçar mes dy vendeve.

Njëlloj si në Prishtinë, Grenell ka thënë se Serbia duhet të ndalë lobimin kundër pavarësisë së Kosovës ndërkohë ka thënë se taksa e Kosovës ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina duhet të hiqet.

I pyetur nëse është optimist që një gjë e tillë mund të ndodhë, Grenell ka thënë se njerëzit e komunitetit të biznesit dhe qytetarët e zakonshëm janë duke pritur progres.

“Njerëzit e dinë që një gjë e tillë duhet të ndodhë, por disa politikanë janë bllokuar në mënyrën e tyre të vete të të menduarit dhe duan të debatojnë për gjithçka. Le të hiqen taksa, dhe unë do të insistojë që Serbia të ndalojë lobimin, kjo duhet të ndodh në të njëjtën kohë. Unë mendoj se jemi afër për ta bërë një gjë të tillë, njerëzit duan të ecin përpara, për ta kapërcyer të kaluarën”, - ka thënë Grenell.

Të këshilluara

Tërmet 3.2 ballë, epiqendra në Ersekë

Lëkundje të tjera tërmeti në vend. Sipas informacioneve nga EMSC tërmeti me magnitudë 3.2 është ndjerë në orën 17:57 dhe epiqendra ka qenë 12 km në verilindje t...

18:33

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI