Flash

Haradinaj i përgjigjet Grenell: Taksa 100% hiqet kur Serbia të njohë Kosovën

Lapsi.al 23 January 2020
Haradinaj i përgjigjet Grenell: Taksa 100% hiqet kur Serbia të

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur sot se ka pasur një telefonatë me të dërguarin e posaçëm, të SHBA për dialogun Kosovës-Serbi, Richard Grenell, ku tha se kishin diskutuar për shumë çështje.

“Unë po e zbuloj këtu tek ju se kam pasur një bisedë telefonike me zotin Grenell dhe kam pasur takime më përpara me të në Berlin”, - tha Haradinaj duke folur dhe për ultimatumin që ka dhënë Grenell për heqjen e taksës.

“Nuk mund të hiqet taksa pa pasur një marrëveshje me Serbinë. Ai duhet të na sjellë një marrëveshje te konsoliduar me Serbinë dhe e heqim taksën”, shtoi më tej Haradinaj.

Po ashtu shtoi se taksën mund ta hiqte dhe sot në mesnatë, duke bërë një mbledhje të qeverisë duke shtuar se kjo gjë ndodhte nëse Vuçiç dilte në deklaratë e thoshte se njihte Kosovën.

“Po unë e heq taksën kur Vuçiç të njohë Kosovën. Nuk e heq taksën për të fituar zgjedhjet Vuçiç në pranverë. Në qoftë se Serbia njeh Kosovën unë tani bëj mbledhje qeverie dhe e heq taksën”, - përfundoi kreu i qeverisë së Kosovës.

Të këshilluara

Tërmet 3.2 ballë, epiqendra në Ersekë

Lëkundje të tjera tërmeti në vend. Sipas informacioneve nga EMSC tërmeti me magnitudë 3.2 është ndjerë në orën 17:57 dhe epiqendra ka qenë 12 km në verilindje t...

18:33

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI