Flash

Marrëveshje të fshehtë Rama – Basha? Flet Berisha

Lapsi.al 23 January 2020
Marrëveshje të fshehtë Rama – Basha? Flet Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur poshtë çdo aludim për një marrëveshje të fshehtë Rama – Basha. Ai tha se zgjedhje me Ramën kryeministër nuk mund të ketë, por opozita nuk mund të refuzojë diskutimet për reformën zgjedhore.

“Kjo reformë elektorale nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme, por kjo është jetike për ne.

Ka një platformë me 9 kushte. Nëse opozita e kundërshtonte sot tryezën e dialogut, nëse unë do të isha socialdemokrat gjerman do thoja në parlament se opozita shqiptare është anti-kombëtare dhe nuk lejon hapjen e negociatave.

Asnjë diskutim nuk ka se një akt tryeze zgjon një seri pikëpyetjesh. Nuk merrem me asgjë tjetër vetëm me domosdoshmërinë që kanë zgjedhjet. Opozita nuk mund të refuzojë tryezën e zgjedhjeve. Nëse refuzohet tryeza për zgjedhjet unë i pari do të thoja që “kjo opozitë nuk do zgjedhjet”

Me Edi Ramën kryeministër zgjedhje nuk mund të ketë. Negociatat për reformën? Ka pasur bisedime, por jo presion. Marrëveshje në prapaskenë? Absolutisht, ju garantoj se në dijeninë time nuk ka asnjë marrëveshje. Ju garantoj. Ju garantoj që jo. Në dijeninë time, absolutisht.

Takim Rama Basha në një vend të huaj? Lorenc, (Vangjeli) ti bie viktimë e zyrës së Fugës. Si mund të të mashtrojë Fuga ty? Të të viktimizojë Fuga është fatkeqësi. Asnjë takim dhe marrëveshje të fshehtë nuk ka, por është një strategji e hershme e Ramës që hap gjithmonë fjalë se po negocion me Bashën.

Në rast se Rama nuk u përmbys dhe zgjedhjet u bënë, e domosdoshme ishte reforma. Nuk e besoj që opozita nuk e ka të qartë se me Ramën nuk ka zgjedhje, por këtë detyrim para shqiptarëve ajo e ka të dyfishtë” – tha Berisha në “Opinion”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tërmet 3.2 ballë, epiqendra në Ersekë

Lëkundje të tjera tërmeti në vend. Sipas informacioneve nga EMSC tërmeti me magnitudë 3.2 është ndjerë në orën 17:57 dhe epiqendra ka qenë 12 km në verilindje t...

18:33

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI