Flash

Berisha: Rama është frikacak, do ikte nëse rrethohej kryeministria

Lapsi.al 23 January 2020
Berisha: Rama është frikacak, do ikte nëse rrethohej

Duke deklaruar se edhe me marrëveshjen e re mes opozitës dhe qeverisë për reformën e re, nuk garantohen zgjedhje të lira, ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar në “Opinion” pse pranuan të ulen në një tryezë me maxhorancën.

“Opozita ta hartojë reformën zgjedhore dhe qeveria e firmos. Edi Rama për herë të parë në jetën e tij e tha këtë para një muaj apo dy muaj. Ai e ka refuzuar. Ai refuzonte një formulë të tillë dhe deklaronte që unë reformën zgjedhore do ta bëj me opozitën që është brenda. Unë i deklaroja që të ftohej ODIHR-i dhe të ulen palët. Edhe zyra e OSBE thoshte që ne nuk kemi mjete. Kjo u bë”, - tha Berisha.

“Rrëzohej apo jo Rama, kjo formë ishte etike, jo se kjo do bëjë zgjedhje të lira. Raporti i fundit i OHDIR-it shkatërroi përfundimisht zgjedhjet. Atëherë nëse opozita pas këtij raporti thotë që unë nuk ulem, opozita nuk vinte interesin e Shqipërisë përpara. Opozita është vetëm për zgjedhje.

Ka shumë vërejtje, ka 67 çështje për të adresuar. Ndaj opozita duhej të ulej, përndryshe dëshmonte se nuk e ka Shqipërinë të parën… Nëse opozita do të tregohej negativiste në këtë moment opozita do ta kishte shumë të vështirë ta justifikonte përpara shqiptarëve”, - tha më tej ish-kryeministri.

Po ashtu ai tregoi se si rrëzohej Edi Rama: “Shqiptarët nëse duan të rrëzojnë Edi Ramën shqiptarët duhet të përgatiten për një rezistencë në shesh. Është frikacak, është i pari që ia mbath nëse populli e rrethon”.

Të këshilluara

Tërmet 3.2 ballë, epiqendra në Ersekë

Lëkundje të tjera tërmeti në vend. Sipas informacioneve nga EMSC tërmeti me magnitudë 3.2 është ndjerë në orën 17:57 dhe epiqendra ka qenë 12 km në verilindje t...

18:33

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI