Flash

Berisha: Pse Rama nuk flet për akuzën e arrestimit 2 herë në Francë

Lapsi.al 24 January 2020
Berisha: Pse Rama nuk flet për akuzën e arrestimit 2 herë në

Ish-kryeministri Sali Berisha pasi është shprehur se Edi Rama ka ngritur ndaj tij 13 padi për shpifje, por vetë nuk përgënjeshtron akuzën e drejtpërdrejtë se ka qenë 2 herë në burg në Francë.

“Më e rëndë është akuza e atij që thotë se ka blerë 23 këmisha apo akuza që i bën Gjergji Thimio, i cili thotë se je burgosur 2 herë në Francë. Gjergji Thimio më thotë se unë jam gati për ndjekje penale, nëse kjo nuk mjaftohet.

Thimio thotë se Rama ka qenë 2 herë në burg në Francë, për shitje ikonash. Edhe Fatos Nano është shprehur se e mora nga Parisi me thonj të paprerë duke shitur ikona. Këtë që po them unë e keni në intervistën që jep Gjergji Thimio, pasi doli nga burgu.

A nuk është Gjergji Thimio për tu hedhur në gjyq, nëse është shpifje. A nuk e pyeti publikisht Martin Henze a ke qenë në burg në Francë? A reagoi Edi Rama?

Ky njeri që hedh Sali Berishën në gjyq 13 herë, nuk hedh Gjergji Thimion i cili i thotë me zë e figurë që ke qenë 2 herë i dënuar. Të paktën një përgënjeshtrim bëhet dhe i thuhet se do të çoj në gjyq”, - tha ish-kryeministri Sali Berisha.

“Gjatë kohës që isha në pushtet ka berë vetëm një padi ndaj meje. Pasi kapi drejtësinë, në këto vitet e vettingu ka ngritur 13 padi ndaj meje. Ky qytetar më shkruan se në Hugo Boss në Neë York bleu 23 mijë dollarë këmisha. Ky tani më ka paditur për shpifje, por ja ku është mesazhi. Ti e di shumë mirë, që Nikolla Çaushesku ndërronte çdo ditë kostumin se kishte idenë që helmohej.

Ti e di shumë mirë, që ka kompani që prodhon këmisha që vishet vetëm 1 herë. Ai zotëria shkruan, tani ju doni që ta fsheh unë këtë?”, - deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha.

Të këshilluara

Tërmet 3.2 ballë, epiqendra në Ersekë

Lëkundje të tjera tërmeti në vend. Sipas informacioneve nga EMSC tërmeti me magnitudë 3.2 është ndjerë në orën 17:57 dhe epiqendra ka qenë 12 km në verilindje t...

18:33

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI