Teksa numri i viktimave nga tërmeti në Turqi vazhdon të rritet, krahas shkatërrimeve, skuadrat e emergjencave po përballen edhe me zjarre të fuqishme nëpër ndërtesa. Mediat turke po transmetojnë pamje nga një pallat i tëri në flakë.
Zjarri në ndërtesë shpërtheu menjëherë pas lëkundjes së fortë me magnitudë prej 6.8, e pasuar nga disa tërmete të tjera. Mediat turke bëjnë me dije se zjarri u përhap me shpejtësi në pallat dhe ndërtesat e tjera përreth. Shkak është bërë shpërthimi i tubacionit të gazit natyror.
Deri tani numërohen 4 të vdekur dhe shumë të plagosur.
https://youtu.be/BUC8q_pMYoI