Flash

Absurdi i LSI, i djeg mandatet mbi 20 deputetëve dhe për të rekrutuar një ish rilindas

Lapsi.al 25 January 2020
Absurdi i LSI, i djeg mandatet mbi 20 deputetëve dhe për të

Nuk ka shaka më të madhe sesa një parti që nxjerr mbi 20 deputetë nga parlamenti me vullnetin e saj dhe pastaj përpiqet të përfaqësohet aty me një ish të zgjedhur nga rradhët e Rilindjes . Kjo i ka ndodhur LSI së që ka rekrutuar së fundi deputetin e  Kurbinit, Gjetan Gjetani, të përjashtuar pak kohë më parë nga Partia Socialiste. Ai vetë ka shpjeguar rrethanat në një intervistë për News 24.

“Ideja ka lindur pas periudhës së tërmetit, në atë moment kuptova se Rama nuk po reflekton për zonën e Kurbinit në mënyre absolute. Nuk e kisha vendos që të kalojë në asnjë parti, qëllimi im ishte që të përfundonte legjislatura, mandati dhe të merrem me punët e mia private. Por më  ka habitur mllefi që ka z.Rama për Kurbinin dhe për qytetarët e Kurbinit. Kjo ishte arseja që unë mendova të bëj një lëvizje të kaloj në një parti tjetër”, ka thënë Gjetani.

Po nëse arsyet e Gjetanit janë të kuptueshme ato të partisë që e pranoi duken absurde. Eshte vështirë të kuptohet se si një parti që ka marrë vendim të djegë mandatet pranon në rradhët e saj një burrë që shkon në kuvend. Po të ishte ky kriteri, pra nëse Gjetani vazhdon të jetë deputet, LSI nuk ka pse i quan më tradhëtarë as Lefter Kokën apo Robert Bitrin që i ka nxjerrë nga radhët e saj.

©Lapsi.sl

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI