Flash

10 mësues shqiptarë në Kinë kërkojnë ndihmë: Nuk dalim dot nga shtëpitë

Lapsi.al 26 January 2020
10 mësues shqiptarë në Kinë kërkojnë ndihmë:

10 shtetas shqiptarë që punojnë në një provincë të Kinës veriore, si mësues të gjuhës angleze kërkojnë ndihmë për t’u rikthyer në Shqipëri.

Mësuesi M. Corja kontaktoi me Top Channel, përmes një mesazhi në “whatsapp”:

“Bashkë me nëntë miqtë e mi ne jetojmë në provincën e Changchun, Jilin. Punojmë si mësues të gjuhës angleze. Kemi katër ditë që nuk dalim nga shtëpitë. Jemi plotësisht të izoluar.

Ndjehemi shumë të rrezikuar dhe kemi nevojë nëse shtetit shqiptarë mund të na ndihmojë të kthehemi pasi e kemi të pamundur. Situata sa vjen dhe po rëndohet”

M. Corja, njëri nga 10 mësuesit që apelon për ndihmë po ashtu thotë se:

“Këtu në Changsha një qytet me 7 milionë banorë ku ne jetojmë prej 1 viti, media thotë qe ka 18 te infektuar por ka me shumë. Shifra e saktë nuk jepet pasi s’duan të shtohet paniku. Nga informacionet që kemi janë edhe shumë shqiptarë të tjerë në provinca të ndryshme të Kinës”.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI