Flash

Tragjedi/ Humbin jetën në rrethana misterioze binjakët 5-muajsh në Berat

Lapsi.al 26 January 2020
Tragjedi/ Humbin jetën në rrethana misterioze binjakët 5-muajsh

Dy fëmijë binjakë kanë gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në Berat. Fëmijët e moshës 5 muajsh, te dy djem,kanë mbërritur të vdekur në Repartin e Pediatrisë të Spitalit Rajonal Berat rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm.

Gazetarja Eneida Petova raporton për “Balkanëeb” se foshnjat R.Agalliu dhe R. Agalliu janë dërguar në Mongun e Spitalit, ku i janë nënshtruar autopsisë mjeko-ligjore. Nga autopsia nuk ka rezultuar të ketë pasur shenja helmimi në trupin e fëmijëve, edhe pse prindërit kanë pasur dyshime se fëmijët mund të jenë helmuar nga qumështi me kuti, me të cilin nëna i ushqente që nga dita e lindjes.

Mjekët e morgut të Beratit konfirmojnë se, në trupin e dy foshnjave nuk ka pasur shenja dhune. Ata dyshojnë se, fëmijët mund të kenë gjetur vdekjen si pasojë e mungesës së ajrit në dhomë, ndërkohë që kanë dërguar për ekzaminim në Tiranë analizat e foshnjave dhe janë në pritje të përgjigjes së tyre, për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Foshnjat binjake jetonin me prindërit Eduard dhe Merushe Agalliu dhe me motrën 6-vjeçe dhe vëllain 5-vjeç në një banesë dy katëshe në periferi të qytetit,në lagjen “Uznovë”.

Kunata e Merushes,Natasha Agalliu tregon se,fëmijët ishin në gjendje të mirë shëndetësore në mëngjes dhe duke qenē se ishte ftohtë, e ëma Merushja i kishte zbritur në katin e parë tek ajo ku ishte ndezur soba me dru. Gjysëm ore më vonë ajo i kishte kërkuar kunatës të vinte të merrte fëmijët se do dilte,por në atë moment kanë vënë re që fëmijët nuk reagonin.

Ajo pohon se i kanë dërguar menjëherë në spital por fëmijët ishin të vdekur. Natasha shprehet se fëmijët nuk ishin të sëmurë,asnjëri prej tyre nuk kishte shfaqur shenja virozash apo temperaturë dhe askush nuk e kuptoi dot shkakun se përse vdiqën papritur foshnjat. Natasha u shpreh se,prindërit e foshnjave binjake,pas autopsisë,i kanë varrosur që sot fëmijët në varrezat Suelasit.

Të këshilluara

LDK nuk tërhiqet: Duam kryetarin e Kuvendit

Lëvizja Demokratike e Kosovës nuk tërhiqet nga këirkesa për të marë postin e kryetarit të Kuvendit që tashmë e mban Galuk Konjufca i Vetëvendosjes pas një votim...

18:01

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI