Flash

Zbardhet vendimi/ Dokle u lirua sepse është penduar për vrasjet

Lapsi.al 26 January 2020
Zbardhet vendimi/ Dokle u lirua sepse është penduar për vrasjet

Endrit Dokle është edukuar e ndërgjegjësuar gjatë qëndrimit në qeli nga viti 2005 deri në janar 2020 dhe është i gatshëm të ri-integrohet në shoqëri.

Ky është thelbi i arsyetimit të Gjykatës së Krujës në vendimin që pranoi lirimin nga qelia të ish-anëtarit të “bandës së Durrësit”. Sipas verdiktit të gjyqtares Enkeleda Hoxha, të siguruar nga A2, pranimi i lirimit me kusht të Dokles është bazuar në raportin vlerësues të Drejtorisë së Burgut Fushë-Krujë, për sjelljen e tij në qeli, si edhe në raportin e Zyrës së Shërbimit të Provës Krujë.

“I dënuari, për sa i përket qëndrimit ndaj veprës penale dhe viktimës, është i penduar. I dënuari nuk ka konsumuar më parë vepër tjetër penale. Gjendja fizike dhe psikologjike e të dënuarit është jo e mirë. Sjellja e tij në institucionin tonë e bazuar nga kontaktet dhe dosja e tij personale është shumë e mirë”, - lexohet në raportin e Drejtorisë së Burgut Fushë-Krujë.

Nxjerrja nga qelia e të dënuarit me burgim të përjetshëm i është rekomanduar gjykatës edhe nga Zyra e Shërbimit të Provës.

“Koha e kaluar i mbyllur dhe larg familjes, e ka bërë të reflektojë shumë se pasojat e ardhura nga veprat penale në jetën e tij janë shumë të rënda dhe kurrsesi nuk e percepton ripërjetimin e një situate të tillë. Ai reflekton brejtje të ndërgjegjes për të gjitha pasojat e sjella në familje dhe jashtë saj. I dënuari ka shfaqur pendim të thellë për veprën penale, për të cilën është dënuar”, lexohet në raportin e Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Krujë.

Përveç faktit se dënimi i vuajtur kishte arritur ta edukonte Doklen, gjyqtarja Hoxha ka marrë për bazë edhe problemet depresive të të dënuarit, babain e tij të sëmurë, kontratën e punësimit të tij në një pike ndërtimi, si edhe disa vendime të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, për të vlerësuar se kërkesa e tij për liri ishte e bazuar në ligj dhe në prova.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI