Flash

Historia e Hector, një jetë në huazim: 17 fanella në dhjetë vjet!

Lapsi.al 17 January 2020
Historia e Hector, një jetë në huazim: 17 fanella në

Reading, Bracknell Town, Didcot Tow, Havant & Waterlooville, Oxford City, Horsham, Dundalk, Barnet, Shrewsbury Town, Aldershot Town, Cheltenham, Aberdeen, Chelsea, Eintracht Francfurte, Hull City, Sheffield Wednesday... e më në fund mbërriti tek Fulham ndoshta për ti dhënë fund ecejakeve të Michael Hector. Anglo-xhamaikani, 27 vjecar, "Big Hec" ka një kurrikulum unik në llojin e tij: nga fundi i 2009 deri më so ka ndryshuar fanellë 17 herë.

Nga e gjithë kjo listë e pafund skuadrash, vetëm 3 kanë mbajtur kartonin e Hector: Reading (që e rriti tek moshat), Chelsea nga 2005 e tani Fulham. Për pjesën tjetër, rreth 15 huazime nëpër Angli, me ekskursione sporadike në Irlandë, Skoci e Gjermani. Me Blues, që tani e shitën tek fqinjët e Cottagers, në realitet nuk ka luajtur kurrë.

"E kam humbur numërimin e transferimeve të mia - tallet ai, duke folur për l'Equipe -. Por nëse kam pranuar të shkoj në huazim kaq shumë herë, ka qenë për tu përmirësuar, për të mësuar. Nuk jam tipi që ulet e nuk luan, duke pritur rrogën. Në seritë inferiore takon lojtarë që e përdorin futbollin për të paguar faturat, të fitojnë një ndeshje është gjithcka. Tani, kam një djalë të vogël e ndjej nevojën për më shumë stabilitet". E kërkon në fakt tek Fulham, me të cilin do të kërkojë promocionin nga Championship në Premier League. "Fresh Prince of East Ham", lexohet në profilin e tij Twitter: i lindur në pjesën lindore të Londrës me origjinë xhamaikane, luan për kombëtaren e Xhamajkës e hera herës i takon të udhëtojë për të luajtur ndeshjet në zonën e Concacaf. Por të spostohet nuk është një problem. Jo për të.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46