Flash

Historia e çmendur e Gravesen: jeton në Las Vegas, luan poker e ka fituar mbi 100 milionë

Lapsi.al 17 January 2020
Historia e çmendur e Gravesen: jeton në Las Vegas, luan poker e ka

Më shumë se 10 vjet më parë, tërhiqej një legjendë e futbollit. Ose të paktën e një lloj futbolli. Ai i të këqinjve, nga ata që mes topit e këmbës zakonisht i kapte të dyja, me një preferencë të qartë për të dytën. Thomas Gravesen, danezi, i mbiquajtur Gogoli, me atë fytyrë që dukej enkas e krijuar për të luajtur të këqinjtë në filma me gangsterë. Aktorin më pas e bëri vërtetë, duke interpretuar në “Goal II”, e në përgjithësi e ka jetuar gjithnjë jetën.

E sipas asaj që konfirmon The Sun, që tregon historinë e tij, danezi është nga ata që jetojnë me mëkatin: edhe shtëpinë e ka në vendin e mëkatit, në Las Vegas, duke iu dedikuar plotësisht pokerit, tashmë një punë më shumë se një pasion. Vetëm se në vend të paguhet për ta bërë, është ai që vendos paratë dhe shumë madje, si shpjegon tabloidi anglez.

Për Gravesen, gjatë viteve, janë 61 milionë dollarë të humbura në tavolinat e lojës. Mjaftueshëm për të futur këdo në gjendje shock. Por Gogoli nuk ka frikë nga asgjë dhe mund të duket e cuditshme, por probleme parash nuk ka. Meritë e disa investimeve të gjetura, që i kanë lejuar të shumëfishojë fitimet si futbollist e të arrijë në kuotën mbi 100 milionë në 10 vitet e fundit. Të humbasë më shumë se gjysmën për danezin nuk është problem. Problem ndoshta mund të jetë se në Vegas ish-mesfushori nuk mund ti kushtohet pasionit tjetër, femrave. Pas flirtit me aktoren hard Kira Eggers, Gravesen është martuar me modelen Kamila Persse, që sa për të qenë e qetë preferon ta shoqërojë në tavolinën e lojës.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46