Flash

Sulmohet me dinamit makina e arbitrit: Federata ndalon kampionatin

Lapsi.al 17 January 2020
Sulmohet me dinamit makina e arbitrit: Federata ndalon kampionatin

Federata e Futbollit e Qipros ka pezulluar të gjithë ndeshjet e kampionatit "për kohë të pacaktuar" pasi një arbitër rrezikoi jetën, por për fat doli i paprekur, nga një atentat me dinamit kundër makinës së tij. Policia lokale ka shpjeguar se shpërthyesi ishte ruajtur në një dispozitiv eksploziv vendosur në kofanon e makinës së arbitrit Andreas Constantinou, duke shkaktuar dëme të forta.

Federata e ka përcaktuar sulmin si një "akt terrorist" që gjeneron frikë mes arbitrave, duke dëmtuar sportin. Episodi mbërrin në dritën e akuzave të reja për baste të dyshuara mbi ndeshje të trukuara të divizionit të dytë dhe kupës. Akuzat kanë shtyrë presidentin qipriot Nicos Anastasiades të impenjohet për të pastruar botën e sportit. Nuk është hera e parë që në Qipro arbitrat janë viktima të atentatit, një rast i ngjashëm kishte ndodhur edhe në 2014.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46