Flash

“Do të përdorin si preteks për të sulmuar Juventus”: zbulohet përgjimi i mesazheve të Bonucci me një ultràs

Lapsi.al 17 January 2020
“Do të përdorin si preteks për të sulmuar

Rikthimi tek Juventus pas një viti tek Milan ka qenë një moment delikat në karrierën e Leonardo Bonucci që, sidoqoftë, pas një periudhe kontestimi fillestar arriti të rifitojë tifozët. E në brendësi të kësaj situate janë zbuluar disa biseda të publikuara nga Corriere della Sera, që tregon mesazhet ËhatsApp të mbrojtësit me Fabio Trinchero, një nga liderët e Viking (ultrà të Juventus): "Do të më pëlqente, kur të kthehem nga Amerika, të bisedojmë për të shpjeguar si shkuan gjërat". Tifozi i përgjigjet: "Me një përballje mund të rregullohen gjërat".

Të dy, shpjegon e përditshmja milaneze, po flasin për kthimin në bardhezi të Bonucci që, sic e nuhati Policia, priste kontestime nga tifozët dhe mundohet të evitojë që situate të degjenerojë. Telefoni i qendërmbrojtësit ishte nën kontroll sepse Digos, e impenjuar që më parë me hetimin Last Banner mbi shantazhet e ultràsve ndaj Juventus, i frikësohej presionit mbi Bonucci: ja si u përgjuan mesazhet e telefonatat.

Bonucci do të kontestohet në fakt edhe pse duke folur me një mikun e tij e ka kuptuar arsyen: "Më tha (mbrojtësi thotë se ka folur me një person të ultrasve) nuk është për ty, do të të përdorin si preteks për të sulmuar shoqërinë për cmimin e lartë të biletave, abonimeve dhe parrullave". Më vështirë të rikuperohet raporti me dhomat e zhveshjes, agjentët e Digos në Torino e lexojnë kështu përgjigjen që i ka dhënë një mikut, i cili e pyet si shkoi rikthimi në bardhezi: "Barzagli, Marchisio e Bernardeschi janë shumë të ftohtë me mua".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46