Flash

I ndërhyri për Chong, e parakaloi për Tonalin: Juventus sfidon Inter me 50 milionë euro

Lapsi.al 16 January 2020
I ndërhyri për Chong, e parakaloi për Tonalin: Juventus sfidon

Një javë. Kaq ka kaluar nga lëvizja e Inter tek ajo e Juventus në lidhje me Sandro Tonali: zikaltrit kishin kontaktuar menaxherët e mesfushorit për të ndërtuar një tratativë për në qershor, ndërsa tani ishin bardhezinjtë, me Fabio Paratici që ka lëvizur personalisht për parakalimin e kampionëve të Italisë, duke iu përgjigjur kështu edhe ndërhyrjes së Inter në cështjen Chong me Manchester United. Duke iu rikthyer Tonalit, 19 vjecari pëlqehet shumë edhe nga Roma, Napoli e Milan por Juventus për momentin është e vetmja që i ka bërë të qartë Cellino se do ti përgjigjet kërkesës së tij prej 50 milionë euro.

Sipas Corriere dello Sport kjo është shifra që kërkon presidenti i Brescia, shumë me të cilën mund të akordohet me bardhezinjtë, edhe pse në Torino do të provojnë të fusin lojtarë në këmbim për të ulur pagesën cash. Lojtari ka të interesur edhe jashtë Italisë: Manchester United, Manchester City, Atletico Madrid por mbi të gjithë Paris Saint Germain, që ëndërron të përsërisë goditjen Verratti. Por në Itali në vijën e parë është Juventus, që dëshiron ti dhurojë Sarri një tjetër mesfushor të ri e me të ardhme të sigurtë, pas Kulusevski.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46