Flash

Fyhet në kor nga tifozët viola, Gasperini replikon: "Bijtë e k*****e janë ata"

Lapsi.al 15 January 2020
Fyhet në kor nga tifozët viola, Gasperini replikon: "Bijtë e

Pritja e shëmtuar që rezervuan tifozët e Fiorentinës ndaj Gian Piero Gasperini lidhet me deklaratat e teknikut të Atalanta për Federico Chiesa një vit më parë. E kështu, përgjatë gjithë ndeshjes së sotme, Gasperini ka qenë objekti i koreve fyese të rënda ("Bir k***e", kori shumë herë i përsëritur) nga një pjesë e mirë e publikut në Franchi. Një ndeshje që përfundoi keq në fakt për teknikun e Atalanta, me një eleminim të befasishëm.

Por më befasues, sepse ishte edhe pa filtra, ka qenë reagimi i vetë Gasperini në konferencën për shtyp, kur nuk e ka përmbajtur tërbimin për koret e pësuara: "Publiku? Kam ardhur gjithnjë si kundërshtar, pa ofenduar asnjë: bir k***e është një fyerje e rëndë dhe e tepruar. Nëna ime ka bërë luftë për ti dhënë lirinë atyre që më thonë bir k***e. Por bij k****sh janë ata". Një replikë e ashpër e direkte, e destinuar të prodhojë një polemikë të shëmtuar.

Të këshilluara

ide

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI