Flash

Zaniolo humb Europianin, doktori që e operoi ndryshon parashikimin: "Varet nga Mancini"

Lapsi.al 15 January 2020
Zaniolo humb Europianin, doktori që e operoi ndryshon parashikimin:

Nicolo Zaniolo sipas të gjithë parashikimeve do të kthehet të luajë në sezonin e ardhshëm, sepse kohët e rikuperimit diktojnë kthimin e tij në korrik. Nga ana e Romës nuk ka asnjë ngutje për të rrezikuar: mjekët Mannara dhe Causarano do të programojnë rikuperimin e futbollistit sipas kohëve graduale. Nuk ka ngutje për t’u rekuperuar shpejt, kjo është thënë pas një mbledhje që është mbajtur në orët e fundit në klub.

Tek Roma nuk duan të marrin përsipër rreziqe dhe probleme të asnjë tipi. Dëmtimi i pësuar të dielën kundër Juventus i ka mbyllur sezonin Zaniolo, që do të kthehet vetëm rreth korrikut. Lojtari ka nisur tashmë fizioterapinë, do të punojë për t’u paraqitur më i fortë në fillimin e sezonit të ardhshëm.

Por pesimizmi i Romës dhe Italisë është befasuar nga deklarata e Pier Paolo Mariani, profesori që ka operuar në gju Zaniolon. Doktori në një intervistë për Corriere dello Sport, duke folur për operacionin dhe kohët e rekuperimit të lojtarit të Romës ka ndryshuar parashikimet: “Bëhet fjalë për një dëmtim të ligamentit të krociatit, me përfshirje të meniskut dhe nuk ka pasur vështirësi të veçanta në ndërhyrje. Tani djaloshi duhet të fillojë ecjen e tij rehabilituese”.

Profesori më pas ka folur mbi kohën kur Zaniolo mund të kthehet në fushë: “Mund të kthehet të luajë në prag të Evropianit, por asnjë trajner kombëtareje nuk merr përsipër një rrezik me një pikëpyetje për një prani që mund të jetë një e panjohur e madhe”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46