Flash

Inter kërkon ti grabisë Juventus talentin e United: mund të vijë me parametër zero

Lapsi.al 15 January 2020
Inter kërkon ti grabisë Juventus talentin e United: mund të

Është luftë e hapur në krye të klasifikimit të Serie A, por është e tillë edhe në merkato mes Inter e Juventus. Zikaltrit në këtë moment janë shumë aktivë për ti dhuruar Conte përforcimet që tekniku kërkon prej muajsh (edhe pse "paratë janë pak"): është bërë një ofertë e parë tek Tottenham për Eriksen, u mbyll shkëmbimi Politano-Spinazzola me Romën, gjithnjë e më afër Giroud, por e reja është Tahith Chong. Talenti i datëlindjes '99 të Manchester United, që i pëlqen shumë Juventus e është në skadencë kontrate me Red Devils, është në shënjestrën e Marotta, që nuhat goditjen për qershorin.

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat angleze, menaxheri i hollandezit do të takohet këto ditë me drejtuesit e Biscione për të kuptuar nëse ekzistojnë mundësitë e një akordi për sezonin e ardhshëm. Lojtari nuk do të rinovojë kontratën në skadencë me United e mund të akordohet që tani me klube të tjera. Në fushë apo merkato është gjithnjë Inter-Juventus.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46