Flash

Smolov, një propozim martese që plas polemikat: mbesa e Yeltsin është minorene

Lapsi.al 14 January 2020
Smolov, një propozim martese që plas polemikat: mbesa e Yeltsin
Fedor Smolov është në qendër të kronikës sportive por edhe atyre rozë. Flitet për një kalim të mundshëm të tij tek Espanyol, ndërsa e sigurtë është se do të martohet. Sulmuesi i Lokomotiv Moskë e ka bërë propozimin për martesë. Gruaja e tij e ardhshme do të jetë Maria Yumasheva, që i është përgjigjur “po”. Por ky fakt ka irrituar opinionin publik rus: ai është 29 vjec, ajo, që nuk është një vajzë e zakonshme, duhet ende të mbushë 18… MINORENE – Maria është mbesa e Boris Yeltsin: është vetëm 17 vjec, edhe pse, në momentin e ceremonisë, do të jetë mazhorene. Sipas asaj që bën të ditur faqja ruse alo.rs, cifti ka caktuar cerimoninë për ta zhvilluar në Saint Barthelemy, ishull në Karaibe me gjuhë franceze i njohur si Saint Barts. Diferenca e moshës, ndër të tjera, nuk do të jetë problem: nuk i shqetëson as ata që do të martohen e as prindërit e të dy palëve. Në Rusi pranojnë se sulmuesi ka një raport të mirë me familjen e vajzës. IMORALE – Smolov nuk është i ri për faqet e para të kronikave rozë: futbollisti ka në curriculum edhe një frekuentim me një nga femrat më të dëshirueshme në Rusia 2018: Victoria Lopiyarev. Cifti nuk u martua kurrë dhe u ndanë në 2015.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46