Flash

Guardiola zgjedh: Lautaro ose Kane për të zëvendësuar Aguero

Lapsi.al 14 January 2020
Guardiola zgjedh: Lautaro ose Kane për të zëvendësuar Aguero

Sergio Aguero është futur në librat e rekordeve këtë fundjavë, duke u bërë shënuesi më i mirë i huaj në Premier League me tregolëshin e shënuar përballë Aston Villa. Sulmuesi argjentinas ka kaluar në këtë mënyrë Thierry Henry dhe ka vënë në shënjestër 187 golat e Andy Cole, gjithnjë nëse do të vazhdojë karrierën në ishull.

Sulmuesi 31 vjecar gjithnjë e ka bërë të qartë se ka ndërmend të mbyllë karrierën në Argjentinë, tek Independiente. Kontrata e tij me Manchester City përfundon në fund të sezonit të ardhshëm, në verën e vitit 2021. Pikërisht për këtë motiv Citizens, që janë të gatshëm ta lënë të lirë me parametër zero qendërsulmuesin e tyre, po ndjekin me kujdes profilet e Harry Kane e Lautaro Martinez si zëvendësues të mundshëm të 'Kun'.

Guardiola është tipiku i trajnerit që preferon të luajë pa një sulmues qendre prolifik. Në këtë mënyrë, Lautaro i Inter i përshtatet më tepër lojtarit që ka në mendje spanjolli, edhe pse është e qartë që duke patur në skuadër një si Gabriel Jesus, asgjë nuk e nxiton City në zgjedhjen e tij. Megjithatë, një goleador si Kane askush nuk do ta refuzonte. Cështja është se për Kane duhet të bësh luftë me Mourinho dhe kjo nuk është e këshillueshme. Por, për të dy lojtarët, Manchester City ka likuiditetet e duhura për ti vënë si Inter ashtu dhe Tottenham me shpatulla pas murit...

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46