Flash

"Isha në fshat me lopët, kur më thirri Barcelona”: Setien prezantohet tek blaugrana

Lapsi.al 14 January 2020
"Isha në fshat me lopët, kur më thirri Barcelona”:

Quique Setién është prezantuar me ide të qarta tek Barcellona: "Dua të fitoj duke luajtur mirë. Jam i pari që mbroj idetë e mia edhe në momentet më të vështira, e nëse duhet të vdes me to jam i gatshëm ta bëj". Tekniku që ka zëvendësuar Valverde ka rrëfyer si kontaktoi me blaugrana: "Isha në fshatin tim me lopët, kur erdhi telefonata e nuk kaluan as pesë minuta nga moment që thashë po".

Pas falenderimeve të zakonshme, për presidentin Bartomeu e paraardhësin e tij, ish-trajneri i Betis përcakton veten si "një person emotiv e nuk e fsheh se për mua kjo është një lojë speciale. Tani dua të transmetoj këtë entuziazëm tek skuadra. Dje isha në shëtitje sot jam në selinë e Barcelonës, të stërvis lojtarët më të mirë në botë, një skuadër e pabesueshme që nuk mund të përmriësohet, sepse është në maksimum".

Setién ka thënë se "vlerëson punën e bërë nga Valverde e shumë gjëra të punës së tij do të jenë të cmuara. Mjafton të thuash që po e lë skuadrën në vendin e parë të Liga". Objektivi? "Të fitojmë gjithcka që mund të fitohet duke luajtur mirë. Mënyra më e mirë për të fituar është të luash mirë".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46