Flash

Kroos mjeshtër i pickimeve: "Atletico, është gjithmonë kënaqësi të luash kundër jush"

Lapsi.al 13 January 2020
Kroos mjeshtër i pickimeve: "Atletico, është gjithmonë

Mbreti i finaleve është kthyer, Real Madrid fiton dhe Kroos ngacmon Atletico Madrid. Në King Abdullah Sports City të Gedda, u zhvillua një skenar shumë interesant për Los Blancos, që kanë fituar Superkupën e Spanjës duke mposhtur rivalët e qytetit në penallti. Nuk është hera e parë që Reali ka mundur Atletico nga pika e bardhë e penalltisë duke marrë në shtëpi një trofe: kishte ndodhur tashmë në Ligën e Kampionëve 2015-16, trofeu i parë i fituar nga Zinedine Zidane si trajner i Realit. Toni Kroos ishte prej kohësh në atë ekip, një nga veteranët e grupit që sapo është kthyer të fitojë.

Kur Real zbuloi se do të sfidonte Atleticon në finale, ndoshta në heshtje ndjeu një lehtësim. Los Blancos shpesh arrijnë të marrin më të mirën në aktin e fundit të një turneu kur Colchoneros janë në anën tjetër dhe Kroos e konfirmoi pas ndeshjes: "Është gjithmonë mirë të luash finalet kundër tyre. Ata luajtën një lojë më të mirë krhasuar me gjysmëfinalen kundër Barçës. Pjesa e parë ishte e vështirë, pastaj u rritëm. Gjithmonë është e vështirë të përballesh me ta”. Gjermani vendosi dorën e tij në 3-1 ndaj Valencia në gjysmëfinale duke realizuar golin që zhbllokoi lojën, por tani i fton shokët e ekipit të ecin me këmbë në tokë: “Ne kemi fituar trofeun, por këtë sezon nuk kemi arritur ende asgjë. Do të jetë e fortë ndaj Manchester City në Ligën e Kampionëve”.

Real humbi Federico Valverde gjatë kohës shtesë: lojtari u përjashtua nga fusha për ndërhyrjen "vrasëse" ndaj Alvaro Morata. Kroos bëri shaka mesfushorin pas vërshëllimës së fundit: “Morata kishte një rast të qartë shënimi. Federico na ndihmoi me një veprim jo të saktë, por ai na ndihmoi në atë moment”. Veterani gjerman i lindur në 1990 gjithashtu komplimentoi shumë të riun Rodrygo, i cili e shndërroi në gol goditjen e dytë nga pika e penalltisë: "Në moshën 18 vjeç është normale të kesh frikë, por ai ka një goditje të mirë dhe unë i thashë të guxonte". Me pak fjalë, kjo Superkupë është mbi të gjitha e veteranit Kroos.

Të këshilluara

Juventus në telashe: Demiral rrezikon sezonin

Dy lojtarë të rëndësishëm të dëmtuar në një mbrëmje të vetme: Roma humbi Nicolo Zaniolo, për një dëmtim në gju, por edhe Juventus ka humbur një pedinë të rëndës...

17:50

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46