Flash

Juventus në telashe: Demiral rrezikon sezonin

Lapsi.al 13 January 2020
Juventus në telashe: Demiral rrezikon sezonin

Dy lojtarë të rëndësishëm të dëmtuar në një mbrëmje të vetme: Roma humbi Nicolo Zaniolo, për një dëmtim në gju, por edhe Juventus ka humbur një pedinë të rëndësishme. Merih Demiral ka pësuar një lëndim të ligamentit të kruciatit të jashtëm, shoqëruar me lëndimin e meniskut të gjurit të majtë. Turku u zëvendësua në minutën e 19' (pasi kishte shënuar 0-1) nga De Ligt për një problem në gjurin e majtë, pastaj kontrollet mjekësore kanë zbuluar shkallën e dëmtimit.

Një problem i madh për bardhezinjtë, që janë ende në pritje të rikthimit të Chiellini, pas operacionit në ligamentit kruciat shtatorin e kaluar. Në këtë pikë është i sigurtë qendrimi i Rugani, por edhe më i rëndësishëm rikuperimi përfundimtar i De Ligt, që kundër Romës u fut në fushë duke treguar personalitetin e tij. Në tension, bashkë me kampionët e Italisë, është edhe Turqia, me Euro 2020 vetëm pesë muaj larg.

Të këshilluara

ide

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI