Flash

Lautaro luajti rugby me Toloi, arbitrat i shpëtojnë dënimit: Rizzoli e quan “gabim njerëzor"

Lapsi.al 13 January 2020
Lautaro luajti rugby me Toloi, arbitrat i shpëtojnë dënimit:

Skandali i mos ndërhyrjes së VAR gjatë ndeshjes Inter-Atalanta, në rastin e pengimit të dukshëm nga Lautaro ndaj Toloit, ka thirrur në cështje Nicola Rizzoli, që ka analizuar rastinnga pikëpamja arbitrale: "Në San Siro ka gabuar arbitri i VAR. Sigurisht në atë rast duhej përdorur teknologjia: nuk është kuptuar qëllimi djallëzor i një personi që rrëzohej mbi një tjetër". Dizenjatori i arbitrave shpëton Rocchi nga ky episod që ka krijuar shumë polemika: "Nëse përjashtojmë atë situatë, në të cilën ka patur një gabim njerëzor, arbitri ka bërë një ndeshje të mirë. Kam lexuar e dëgjuar të flitet për mendjemadhësi të Rocchi që nuk shkoi të shihte VAR, por nuk është kështu: arbitri është i lumtur kur dikush e shpëton nga një gabim" ka thënë Rizzoli për Radio Anch'io Sport.

Për sa i përket Irratit, arbitrit të VAR, të shtunën në mbrëmje, Rizzoli qartëson se "nuk do të ndalohet (flitej për më shumë se një javë ndalim) në mënyrë ndëshkuese, por sigurisht arbitrat që zbresin në fushë duhet të jenë në formë. Duhet rigjetur qetësia e një arbitër në Serie A duhet të jetë gjithnjë në 100%".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46