Flash

Juventus, Sarri: "Nervozizmi i Dybala, nuk m’a ndjen fare"

Lapsi.al 13 January 2020
Juventus, Sarri: "Nervozizmi i Dybala, nuk m’a ndjen fare"

"Jemi të lumtur për tre pikët në një fushë shumë të vështirë, duke bërë një përfaqësim të mirë, por duhet të administrojmë më mirë rezultatin". Ky është komenti i teknikut të Juventus Maurizio Sarri pas fitores në Olimpico kundër Romës, që vlen titullin e dimrit. "Kemi bërë mirë për 60 minuta, ishte e paevitueshme të vuanim në Romë, kundër një skuadre të mirë si verdhekuqtë. Dybala nervoz kur doli? Nuk më intereson fare, nëse nervozohet dhe përgjigjet në fushë, për mua është në rregull. Është krejtësisht normale. Nuk kam parë kurrë një lojtarë të zëvendësohet e të jetë i kënaqur ".

"Ramsey e Rabiot? Për një lojtar anglez si Ramsey të luajë tek ne nuk është e thjeshtë. Ka patur një seri problemesh fizike. Ishte një djalosh që duhej pritur e më bëhet qejfi që po shfaqet kështu. Por do ta bëjë edhe Rabiot – vazhdoi Sarri – Kryem një mbrojtje të mirë, porn ë fund ishim shumë poshtë dhe ishte e rrezikshme. Më duket se kjo ishte faza më e keqe. Sigurisht, unë preferoj të mbrohem 30 metra më përpara e mu desh të ndryshoj në fund".

Në fund Sarri ka dashur ti bëjë një urim edhe Zaniolo pas dëmtimit të rëndë dhe të saktësojë edhe gjendjen e Demiral, i zëvendësuar në pjesën e parë nga De Ligt: "Shembje në gju, ndjesia është se mund të jetë dëmtim i keq, por do ta specifikojnë kontrollet".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46