Flash

Video/ Penalltitë i ruajnë rekordin Real Madrid: Superkupa në Jeddah vishet Blancos

Lapsi.al 12 January 2020
Video/ Penalltitë i ruajnë rekordin Real Madrid: Superkupa në

Zidan nuk gabon në asnjë finale dhe do të vazhdojë të mbetet kështu. Në Jeddah Real Madrid fiton Superkupën e Spanjës: derbi me Atletico përfundon 0-0 pas 120 minutash, por tek penalltitë gabojnë Saul e Thomas. Në gjysëmfinale Blancos kishin kaluar lehtësisht Valencia, ndërsa rojiblancos morën kualifikimin përballë Barcellona. Finalja ishte një cështje krejtësisht kryeqytetase, por përfundon njësoj si në finalen e Champions League të tre viteve më parë me Reali i Madrid triumfues.

Këtë herë për të vënë përfund Colchoneros të besuarve të Zinedine Zidane nuk i mjaftoi koha e rregullt dhe 2 shtesat, që përfunduan me rrjeta të paprekura. Në fakt, Real Madrid ka treguar superioritet në fushë dhe Luka Jovic, i thirrur në cështje për të zëvendësuar Karim Benzema, ka patur në disa raste mundësinë për të ndëshkuar portierin Jan Oblak, me sllovenin që fitoi të gjitha duelet me sulmuesin. Skuadra e Simeones shpëton pikërisht nga portieri në kohën shtesë, kur Rodrygo u shfaq përballë tij dhe Oblak që tregoi edhe një herë nivelin e tij të jashtëzakonshëm.

Merengues, në kohët shtesë, kishin përsëri impaktin më të mirë, por gjërat u komplikuan me daljen me karton të kuq të Valverde, që bëri faull si lojtar i fundit, pikërisht në të 115 minutë. Penalltitë më pas vendosën skuadrën që do të ngrinte trofeun dhe ata ishin veshur me të bardhë. Asnjë gabim në katër ekzekutimet e Blancos: Carvajal, Rodrygo, Modric dhe Sergio Ramos e dërguan topin pas shpinës së Oblak, që nuk mundi ti jepte një shans tjetër të tijve. Në kampin tjetër vendosën dy penalltitë e para të gabuara nga Saul dhe Thomas, ndërsa goli i Trippier vetëm sa detyroi kapitenin e Real të paraqitej në pikën e bardhë për penalltinë e fitores.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46