Flash

Goditje e rëndë për Barcelonën: Suarez operohet, humb sezonin

Lapsi.al 12 January 2020
Goditje e rëndë për Barcelonën: Suarez operohet, humb
Mendohej javë, por në fakt janë muaj, katër për të qenë më preciz. Luis Suarez do të humbasë praktikisht sezonin. Qendërsulmuesi i Barcellona është operuar sot dhe komunikata mjekësore e publikuar nga klubi katalanas pas ndërhyrjes së suksesshme, ka dhënë kohë rikuperimi shumë ndryshe, nga ato që mendoheshin përpara. NGA JAVË NË MUAJ — Deri dje mendohej 4-6 javë ndalesë për Suarez, duke e konsideruar të thjeshtë pastrimin e gjurit përmes artroskopisë. Me sa duket, gjendja e gjurit ishte shumë më e keqe se parashikohej dhe uruguajani do të humbasë gjithë sezonin. SEZON I MBYLLUR — Duke përjashtuar ndonjë rikuperim të cuditshëm, Suarez mund të kthehet në fushë në mes të majit, kur nga fundi i La Liga mbeten 2-3 javë. Do të ketë kaluar finalja e Copa del Rey. Ajo e Champions League, ku në 1/8 blaugrana do të sfidojnë Napoli, është e fiksuar për në 30 maj, kështu që teorikisht mund ta luajë, nëse Barça shkon në Stamboll. Kështu, me Dembélé gjithashtu të dëmtuar nuk përjashtohet që katalanasit të ndërhyjnë në merkato për të mbuluar rolin e qendërsulmuesit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46