Flash

Hakan Sukur 'armiku i popullit' - nga flamur i Turqisë, në taksist në SHBA: "Erdogan më mori gjithçka"

Lapsi.al 13 January 2020
Hakan Sukur 'armiku i popullit' - nga flamur i Turqisë, në

"Erdogan më ka hequr gjithcka, nuk më ka mbetur asgjë". Nga flamur i Turqisë në shofer Uber nëpër rrugët e Washington e shitës librash. Kjo është historia e pabesueshme dhe e trishtë e Hakan Sukur, ishisulmuesi i kombëtares turke, që ka luajtur edhe për Torino, Inter e Parma, me të cilën fitoi Kupën e Italisë. Vetë Sukur e ka rrëfyer gjendjen e tij aktuale në një intervistë për gjermanen 'Ëelt am Sonntag', ku i atribuon shkatërrimin e tij faktit të të qenit opozitar me presidentin turk, që i ka kushtuar edhe ngrirjen e të gjithë pasurive të tij në vendin e origjinës.

Pasi u largua nga futbolli i luajtur në 2008, Sukur ndërmori karrierën politike, duke u rreshtuar me partinë e Erdogan (AKP) e në 2011 u zgjodh edhe në parlament. Por në 2016 u akuzua se kishte marrë pjesë në grushtin e shtetit, më pas të dështuar, e se ishte njeriu pranë Fetullah Gulen, eish-aleati e më pas armiku i presidentit turk. "Faj? Gjithnjë kam bërë gjëra të ligjshme. Nuk jam tradhëtar ose terrorist. Jam armik i qeverisë por jo i Shtetit apo Kombit, e dua vendin tim", ka treguar ish-ylli i futbollit turk. "Kur u largova në 2015, burgosën babin tim e konfiskuan të gjitha pasuritë e mia. Prindërit e mi janë me tumor e nuk mund të shkoj ti takoj. Nuk më ka mbetur asgjë, Erdogan më ka marrë gjithcka. Dyqani i gruas sime është shenjëstër e vandalëve, fëmijët e mi kanë pësuar ngacmime nëpër rrugë, unë kam marrë kërcënime për cdo intervistë që jepja".

Të këshilluara

Juventus në telashe: Demiral rrezikon sezonin

Dy lojtarë të rëndësishëm të dëmtuar në një mbrëmje të vetme: Roma humbi Nicolo Zaniolo, për një dëmtim në gju, por edhe Juventus ka humbur një pedinë të rëndës...

17:50

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46