Flash

Letra e lamtumirës e Valverde për lojtarët: "Dy vjet e gjysëm intensivë"

Lapsi.al 14 January 2020
Letra e lamtumirës e Valverde për lojtarët: "Dy vjet e

Ditën pas shkarkimit, Ernesto Valverde ka mbërritur në qendrën sportive Sant Joan Despí për ti thënë lamtumirë lojtarëve dhe drejtuesve të klubit. Një vizitë që zgjati rreth 20' në përfundim të së cilës nuk ka dhënë deklarata për gazetarët. Tekniku bask është mjaftuar me një letër të publikuar nga faqja zyrtare e blaugrana: "Periudha ime si trajner i Barcelonës ka përfunduar. Kanë qenë dy vjet e gjysëm intensivë nga fillimi. Në këtë periudhë iu gëzova disa momenteve të bukur, duke arritur fitore e trofe, por edhe momenteve të tjerë që kanë qenë të vështirë".

LETRA E LAMTUMIRËS

Periudha ime si trajner i Barcelonës ka përfunduar. Kanë qenë dy vjet e gjysëm intensivë nga fillimi. Në këtë periudhë iu gëzova disa momenteve të bukur, duke arritur fitore e trofe, por edhe momenteve të tjerë që kanë qenë të vështirë. Sidoqoftë, do të doja mbi të gjitha të nënvizoja eksperiencën time me tifozët e dashurinë që më kanë treguar gjatë periudhës sime si trajner.

Dua të falenderoj presidentin Josep Maria Bartomeu e Këshillin e administrimit për mundësinë që më dhanë të drejtoj skuadrën e parë dhe për besimin gjatë gjithë kësaj kohe. Dua të falenderoj edhe të gjithë personat me të cilët kam punuar në klub, për mbështetjen e tyre e mënyrën me të cilën më trajtuan gjatë dy sezoneve e gjysëm, në vecanti ata që punojnë brenda e rreth skuadrës së parë e me të cilët kam ndarë kaq shumë momente në Ciutat Esportiva e gjatë transfertave. Sigurisht, dua të falenderoj lojtarët për të gjithë sforcot e bëra që na lejuan të arrijmë 4 trofe së bashku. Nga sot, i uroj fat edhe trajnerit të ri Quique Setién.

Uruimet më të mira të gjithëve. Forca Barça e forca Katalonja. Ernesto Valverde.

Të këshilluara

Juventus në telashe: Demiral rrezikon sezonin

Dy lojtarë të rëndësishëm të dëmtuar në një mbrëmje të vetme: Roma humbi Nicolo Zaniolo, për një dëmtim në gju, por edhe Juventus ka humbur një pedinë të rëndës...

17:50

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46