Flash

"Është një palo avokat", Idrizi reagon ndaj lajmit për bllokimin e merkatos së Flamurtarit nga Fifa

Lapsi.al 13 January 2020
"Është një palo avokat", Idrizi reagon ndaj lajmit

Flamurtari nuk mund të bëjë merkato për tre sesionet e radhës, sipas lajmit që qarkullon dhe dënimit të ardhur nga FIFA. Gjithcka lidhet me borxhet e akumuluara të klubit vlonjat dhe detyrimet e pashlyera ndaj lojtarëve.

Por reagimi i administratorit të Flamurtarit Sinan Idrizi ka qenë sfidues: "Flamurtari ka afruar dy lojtarë e do të afrojë edhe pesë të tjerë. Do federohen apo jo do ti shihni në datë 21 janar kur skuadra të zbresë në fushë për ndeshjen e kampionatit. Një palo avokat tha që na kanë dënuar me -12 pikë, por thotë nëse kjo, apo nëse ajo. Kjo nuk është punë me nëse, Flamurtari mbetet fuqishëm në merkato".

Në fakt, sipas asaj që bëhet e ditur vendimi kundër klubit vlonjat është marrë që në 4 shtator të vitit 2019 dhe tani Flamurtari nuk mund të bëjë merkato në këtë dritare të janarit, në verën e vitit 2020, si dhe janarin e 2021.

Të këshilluara

Juventus në telashe: Demiral rrezikon sezonin

Dy lojtarë të rëndësishëm të dëmtuar në një mbrëmje të vetme: Roma humbi Nicolo Zaniolo, për një dëmtim në gju, por edhe Juventus ka humbur një pedinë të rëndës...

17:50

ide

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI