Flash

Ajër i pathithshëm në Australian Open, Jakupovic lë ndeshjen: "Nuk merrja dot frymë dhe u rrëzova”

Lapsi.al 14 January 2020
Ajër i pathithshëm në Australian Open, Jakupovic lë

Ashtu si ishte frika, në Australi emergjenca e zjarreve po godet edhe Australian Open. Për shkak të ajrit mbytës dhe tymit të provokuar nga vatrat e zjarrit janë ndërprerë momentalisht kualifikueset e turneut. Dalila Jakupovic është tërhequr nga ndeshja e saj me zviceranen Voegele pikërisht për shkak të një krize respiratore që e ka rrëzuar në gjunjë gjatë takimit. “Kisha frikë se më binte të fikët”, ka shpjeguar tenistja. “Nuk kam azëm e nuk kam patur kurrë probleme me frymëmarrjen - ka shtuar ajo -. Pas ndërhyrjes së fizioterapistit mendova që do shkonte më mirë, por nuk arrija më të merrja frymë dhe rashë përtokë”.

Pak a shumë ajo që i ndodhi edhe një kapësi topash, që humbi ndjenjat gjatë një ndeshje, apo në sfidën ekzibicionuese të Kooyong Classic të Melbourne mes Maria Sharapova e Laura Siegemund, ndërprerë pikërisht për shkak të ajrit të pathithshëm. Ish-numri 1 Atp luftoi kundër tymit dhe nxehtësisë, por pastaj në setin e dytë ndeshja u anullua me rezultatin 5-5 pikërisht për shkak të kushteve të këqija të ajrit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46