Flash

Miqësore/ Turpërohet Teuta në shtëpi, Luftëtari nuk mund dot as një ekip të Kategorisë 1

Lapsi.al 15 January 2020
Miqësore/ Turpërohet Teuta në shtëpi, Luftëtari nuk

Nuk ka fitues në miqësoren mes Luftëtarit dhe Lushnjes, e mbyllur 1-1 në Gjirokastër, ndërsa Skënderbeut i jep një leksion të mirë në Tropikal, në miqësoren e luajtur kundër Teutës. Korçarët e Ilir Dajës kanë shkatërruar durrësakët 4-1, duke i dhënë një zhgënjim të madh Edi Martinit, sidomos në lidhje me performancën e treguar nga sulmuesi i ardhur së fundmi në radhët e Teutës Kulibali.

Nuk mund të pritej më shumë se perfomanca e dhënë në barazimin 1-1 nga bluezinjtë në situatën në të cilën ndodhen, sidomos pas lajmit për bllokimin e merkatos nga FIFA. Skuadra e Cocllit tregoi dy fytyra: të parën në ekuilibër, ku gjeti edhe avantazhin dhe në të dytën më kaotike dhe të brishtë, që i faturohet ndryshimeve të shumta të bëra nga tekniku, që preferoi të aktivizonte edhe lojtarët e rinj. Acka shënoi për bluezinjtë, por shqetësues duhet të jetë fakti i shumë rasteve të shpenzuara para portës, kryesisht në pjesën e parë. Barazimi final në këtë miqësore, reflekton simptomat e shfaqura nga Luftëtari në gjysëm e parë të kampionatit e që e kanë renditur formacionin gjirokastrit në vendin e parafundit me 11 pikë pas 17 ndeshjesh.

Nëse durrësakët shpresonin të kishin korigjuar shënjestrën para portës, duhet të mendohen edhe njëherë pas humbjes në miqësore me Teutën, sepse skuadra e Martini shfaqi të njëjtën manovër makinoze e të paparashikueshme, që goli i shënuar pesë minuta nga fundi nuk mund ta shpëtojë. Pesë minutat nga e 25 në të 30 kur Krasniqi e Bregu shënuan, ishin pika më e errët e Teutës në pjesën e parë, por dyshja e Skënderbeut i bëri mbrojtësit durrësakë të bënin figurë të keqe edhe në 45 minutat e dyta kur shënuan dy herë të tjera, përpara se Çyrbja të realizonte golin e ngushëllimit në të 85.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46