Flash

Lamtumirë Europian, operohet Demiral: "Kthehet pas 6/7 muajsh"

Lapsi.al 15 January 2020
Lamtumirë Europian, operohet Demiral: "Kthehet pas 6/7 muajsh"

Ka përfunduar me sukses ndërhyrja kirurgjikale për ndërtimin e ligamentit të kruciatit anterior e kurimin e meniskut të gjurit, të cilit iu nënshtrua Merih Demiral. Operacioni është kryer në klinikën Hochrum të Innsbruck nga profesor Christian Fink, në prezencë të mjekut të Juventus. Për mbrojtësin, që është dëmtuar në ndeshjen kundër Romës, "kohët e rikuperimit të plotë janë 6-7 muaj", si ka bërë të ditur vetë klubi bardhezi.

Faktikisht, plani i rikuperimit të lë shumë pak shpresa që Demiral të mund të kthehet në fushë për këtë sezon, madje praktikisht edhe Europianin me Turqinë e ka humbur. Juventus do të tentojë të mos e bëjë lojtarin të sforcojë kohët, në mënyrë që të jetë i gatshëm për fillimin e sezonit të ardhshëm. Një goditje e fortë për bardhezinjtë, që po i gëzoheshin formës së jashtëzakonshme të qendërmbrojtësit turk, ndërsa tani e shohin veten të pambuluar në prapavijë, me Chiellini që ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi I rëndë që pësoi në shtator.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46