Flash

"Me Sarrin e Conte humb dëshirën për të luajtur": Hazard fundos teknikët italianë

Lapsi.al 15 January 2020
"Me Sarrin e Conte humb dëshirën për të luajtur":

Në Itali, Maurizio Sarri e Antonio Conte po garojnë për titullin kampion në drejtimin e Juventus e Inter, por ka nga ata që nuk e kanë vlerësuar aspak punën me të dy trajnerët e kryesuesve të Serie A, në kohën kur drejtuan Chelsea. Eden Hazard, sot tek Real Madrid, ka thënë mendimin e tij duke përdorur fjalë të forta kundër dy teknikëve italianë. "Stërvitja jonë sot është gjithnjë me top. Kënaqësia e lojës vjen para të gjithave. Lëvizjet, ndeshjet e kontrollit... kur njeh trajnerët italianë, si unë, ke shumë më pak kënaqësi. Është gjithcka më e përsëritshme. Kënaqësinë e gjen duke fituar. Kam kaluar tre vjet me trajnerë italianë. Të rizbuloj këtë kënaqësi më bën mirë", ka thënë mesfushori belg për Sport/Foot Magazine, duke bërë krahasimin me Zidane.

Pikërisht me francezin, jeta ndryshoi për mirë: “Nuk kam folur shumë me Zidane para se të vija tek Real. Herën e parë ndodhi gjatë Europianit 2016 në Francë. Më ka telefonuar e më ka thënë: do të ishte bukur nëse do të vije në Madrid. Kur të thërret Zizou, është dicka e rëndësishme”.

"Zidane ishte idhulli im. Stadiumi është magjik. Fanella e bardhë e jashtëzakonshme. Një mit. Ishte logjike, herët e vonë, të firmosja për këtë klub. Mund ta kasha bërë më parë. Kur isha tek Lille ishte mundësia. Pesha? Këtë vit erdha këtu 80 kilogram. I humba të gjitha në 10 ditë".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46