Flash

Pioli i gëzohet Milanit të rigjetur dhe një… Pistoleri

Lapsi.al 16 January 2020
Pioli i gëzohet Milanit të rigjetur dhe një… Pistoleri

Fitorja e dytë radhazi për Milanin, që dje në mbrëmje ka mundur 3-0 Spal në 1/16 të finaleve të Kupës së Italisë. Një ndeshje në të cilën janë kthyer tek goli si Piatek, ashtu dhe Castillejo, dhe që ka sjellë konfirmimin e Theo Hernandez si shënues i jashtëzakonshëm, tashmë i mësuar të bëjë diferencën (për të 5 gola sezonalë). Stefano Pioli ka mbetur i kënaqur për kalimin e raundit dhe i lumtur që sulmuesi polak është kthyer tek goli, i cili i mungonte nga 8 dhjetori i kaluar, ose më saktë nga penalltia e shënuar ndaj Bolonjas.

“Pistolieri”, mbi të gjitha, nuk shënonte në “San Siro” që nga 20 tetori ndaj Lecce. “Piatek ka luajtur mirë, mund të bënte edhe ndonjë gol më shumë. Duhet të mendojmë për ndeshjen e ardhshme, do të jetë shumë e vështirë. Tifozët tanë janë fantastikë dhe meritojnë kënaqësi, nevojitet të kthehet përsëri “San Siro” në një fortesë”, ka komentuar tekniku milanez. “Në të gjitha herët që Piatek thirret për çështjen gjendet i gatshëm. Fakti që luajmë me dy sulmues hapet edhe për të tjera zgjedhje dhe të tjera mundësi”.

Mbrëmje e veçantë edhe për Antonio Donnarumma, të thirrur të zëvendësojë të vëllain (i dëmtuar) pas largimit të Reina. Me të në portë kuqezinjtë nuk kanë humbur kurrë. Që kur Donnarumma i madh është tek Milan, ka luajtur vetëm tre ndeshje, por nuk ka pësuar kurrë gol: “Jam gjithnjë i gatshëm dhe kërkoj të stërvitem mirë kur është për të luajtur. Nuk doja të pësoja gol. Jemi duke bërë mirë përtej moduleve, jemi mirë së bashku si skuadër dhe me Ibrën që na jep një dorë të madhe”. Për sa i përket merkatos dje është gjetur marrëveshja për transferimin e Rikardo Rodriguez tek Fenerbahçe me huazim me të drejtë blerje për rreth 5 milion euro.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46