Flash

Mourinho, ish-Porto bën Benfikën të pasur: në 10 vjet i ka blerë lojtarë për 200 milionë euro

Lapsi.al 15 January 2020
Mourinho, ish-Porto bën Benfikën të pasur: në 10 vjet i ka

Tottenham po gjen shumë vështirësi, por mund ti zgjidhë me një goditje në merkato. Spurs kanë njoftuar ardhjen e mesfushorit të ri Gedson Fernandes: sipas asaj që bën të ditur The Sun, lojtari i datëlindjes 1999 duhet të firmosë një kontratë prej 4,5 milionë në sezon e do të vijë në huazim për 18 muaj me opsionin e të drejtës së blerjes për 50 milionë euro, për ta bërë transferimin përfundimtar në verën e 2021. José Mourinho do të ketë shpejt në dispozicion një lojtar të ri për ti dhënë linfë Tottenham, duke e peshkuar nga Benfica e tij "e dashur".

Special One po bëhet një ekspert i vërtetë kur bëhet fjalë për të blerë lojtarë nga gjigantët e Primeira Liga: portugezi ka patur shumë besim në shumë talente të Benfica në eksperiencat e tij tek Real Madrid, Chelsea e Manchester United. Gjithcka nisi në sezonet spanjolle kur bleu yllin Angel Di Maria (35 milionë euro) e mbrojtësin Fabio Coentrão (30 milionë). Gjatë eksperiencës së tij të dytë tek Chelsea, Mou thirri në bazë mesfushorin Nemanja Matic (23 milionë). Special One nuk mungoi të bënte “goditjen Benfica” as kur ishte trajner i Manchester United: në verën e 2017 klubi siguroi mbrojtësin Victor Lindelöf (35 milionë) që sot luan në krah të Harry Maguire.

Mourinho ka shpenzuar 160 milionë euro për të blerë lojtarë nga Benfica dhe është gati ti cojë 220 me Gedson Fernandes: nëse lojtari do të blihet përfundimisht pas periudhës së huazimit. Në karrierën e tij Mou ka udhëhequr Benfica në 2000 për 11 ndeshje: pak, por aq sa i mjaftuan të kuptonte se klubi luzitan me lojtarët di të zgjedhë. E të mendosh që portugezi suksesin më të madh e pati me Porton.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46