Flash

I bën video tifozëve nga makina: tifozët kërkojnë që policia të merret me Kean

Lapsi.al 16 January 2020
I bën video tifozëve nga makina: tifozët kërkojnë
Moise Kean në Liverpool po përjeton një periudhë të komplikuar. Sulmuesi i ri italian, i kaluar nga Juventus tek Everton këtë verë, nuk po arrin të gjejë një vend fiks në skuadër e sikur të mos mjaftojë po flitet për të më shumë për jetën jashtë futbollit e këtë herë shkak është bërë një video. Italiani, në makinë, ka filmuar dy tifozë të Everton që, duke e njohur kanë imituar festimin e tij klasik, duke e postuar më pas në rrjetet sociale. Përdoruesve të tjerë në fakt nuk i ka shpëtuar fakti se sulmuesi, mori në duar telefonin celular për të regjistruar një video. Kean e fshiu menjëherë videon, por dihet, gjurmët mbeten… Sipas asaj që bën të ditur The Sun, futbollisti e hoqi videon, por jo pasojat. Komentet e para, të mbledhura nga tabloid, kërkojnë vëmendjen e policisë. E thirrur në cështje disa herë, policia e Merseyside ka deklaruar se nuk ka ndërmarrë asnjë hetim për cështjen.

Të këshilluara

ide

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI