Flash

Ndryshon formula e Champions: grupe me 6 skuadra e 4 ndeshje më shumë

Lapsi.al 17 January 2020
Ndryshon formula e Champions: grupe me 6 skuadra e 4 ndeshje më shumë

Ashtu si ishte njoftuar pranverën e kaluar nga ECA, nga sezoni 2024/25 formati i Champions League mund të ndryshojë. UEFA e ECA po studiojnë në fakt detajet e reformës, me vullnetin për të diskutuar më shumë ndeshje ndërkombëtare, mbi të gjitha për të patur të ardhura më të mëdha ekonomike.

Sipas asaj që bëhet e ditur nga Spanja As e nga Anglia The Times, do të jenë me shumë mundësi katër (e jo dhjetë si ishte fillimisht kërkesa e ECA) ndeshjet më shumë që skuadrat duhet të përballojnë e po vlerësohet idea për të shtuar numrin e pjesëmarrësve nga 32 në 36. Hipotezat e propozuar e që janë në tavolinën e ECA e UEFA, janë dy: krijimi i grupeve me nga 6 skuadra e jo me 4, me rrjedhojën e një kalendari prej 10 javësh, ose një fazë me grupe ekstra (për tu luajtur mes 1/8 dhe cerekfinaleve) me dy grupe nga katër skuadra e dy të parat e cdo grupi të kualifikuara në gjysëmfinale.

Në hipotezën e parë në 1/8 e finaleve do të shkonin dy skuadrat më të mira të cdo grupi plus katër të tretat më të mira, duke i dhënë jetë eleminimit klasik direct me ndeshje vajtje ardhjederi në finale me një ndeshje. Aktualisht, dy skuadrat e afta të arrijnë deri në finale të kompeticionit diskutojnë 13 takime në total, ndërsa me formulën e re do të luanin 17.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46