Flash

Frakturë e kafkës dhe zgavrës së syrit në një përplasje loje: dëmtimi i tmerrshëm i Evans

Lapsi.al 17 January 2020
Frakturë e kafkës dhe zgavrës së syrit në një
Ndeshja e 200 me fanellën e Blackburn Rovers për Corry Evans, mesfushori irlandez, një moment që vështirë se do ta harrojë në të ardhmen. 29 vjecari, pas vetëm 13 minutash lojë ka mbetur viktimë e një incidenti të tmerrshëm në fushë: një përplasje me kundërshtarin e Preston, Tom Clarke. Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat zyrtare të klubit anglez, si edhe BBC, për Evans rezultati i ekzaminimeve flet qartë: frakturë e kafkës e zgavrës së syrit. Një dëmtim i frikshëm që do ta mbajë larg fushave lojtarin për shumë muaj. “Si klub, i jemi pranë”, ka thënë pr BBC Tony Moëbray drejtues i shoqërisë. “Nuk mund të themi përsa kohë do të qendrojë jashtë dhe nuk më duket e drejtë të fiksojmë data. Dëmtimi i tij është shumë i rëndë”. Në fillim, në fakt, mendohej një frakturë e mollzës dhe septumit nazal. Nga ekzaminimet, më pas, u përcaktua se dëmtimi i pësuar në ndeshjen e përfunduar 1-1, ishte shumë më i rëndë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46