Flash

Angli, futbollisti merr pjesë në reality show, klubi e zbulon duke e parë në TV!

Lapsi.al 17 January 2020
Angli, futbollisti merr pjesë në reality show, klubi e zbulon duke e
Futboll e spektakël, një binom i padiskutueshëm. E disa lojtarë bëjnë gjithcka për ta konfirmuar, përmes ftesave televizive, lidhjeve ose martesave me showgirl e prezentuese. Pastaj ka edhe nga ata, që në fund karriere, joshen nga sharmi i reality show. Natyrisht ky është një opsion i aplikueshëm vetëm pasi ke lënë futbollin, sepse është vërtetë e komplikuar me një transmetim në të cilin je i monitoruar 24 orë në 24. Me sa duket, për gjithë këtë Finn Tapp nuk kishte menduar. Mbrojtësi i Oxford City është një nga konkurentët e rinj të Love Island, reality i famshëm anglez. SURPRIZË! – E, si shpjegon klubi i tij në rrjetet sociale, as nuk kishte njoftuar. Tapp, i datëlindjes 1999, është një ish-profesionist e ka luajtur me Milton Keynes Dons, përpara se të kthehej në kampionatet gjysëm pro si National League South, divizioni i gjashtë anglez, ku luan Oxford City. Kushedi si do kenë mbetur drejtuesit e klubit kur kanë parë në seritë e reja të Love Island, të shfaqet papritur futbollisti i tyre, i dërguar në Afrikën e Jugut, ku zhvillohet reality, për të riekuilibruar numrin e single me të atyre cift. Kjo është arsyeja pse askush nuk dinte gjë. SEKRETI – “Klubi nuk ishte në dijeni se Finn Tapp do të merrte pjesë në Love Island. Të mos e mësojë askush është pjesë e protokollit për pjesëmarrësit. E kuptojmë situatën e urojmë fat Finn brenda show”. Kush priste një kritikë nga Oxford City duhet të zhgënjehet, sepse klubi po e shfrytëzon situatën për publicitet, duke postuar një video të golit të Tapp në ndeshjen me Wealdstone të dy javëve më parë. “Do të arrijë të shënojë edhe në Love Island?”, shkuajnë në faqn zyrtare të klubit. E në Angli të gjithë presin seritë e ardhshme për ta mësuar.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46