Flash

Transferta për dy kryesuesit: Partizani udhëton në Ballsh, Kukësi viziton Tiranën

Lapsi.al 6 December 2019
Transferta për dy kryesuesit: Partizani udhëton në Ballsh,

Është koha për futbollin: kampionati rinis rrugëtimin aty ku e kishte lënë, në javën e 14, me një javë plotësisht të ekuilibruar, ku pak rezultate mund të konsiderohen befasues. Ndoshta do të kemi skuadra të limituara teknikisht e fizikisht, për shkak të ditëve pa stërvitje, por me plot dëshirë agonistike për të bërë rezultat. I pari që zbret në fushë është Partizani kryesues, në një transfertë më shumë se të vështirë. Bylis jo vetëm është i treti, por gjithnjë ka ditur ti prishë punë të kuqve, që e kanë të freskët barazimin në fazën e parë. Lerda megjithatë ka një grup të konsoliduar dhe shpresa se dy humbjet e fundit të ballshiotëve nuk kanë qenë rastësi.

Në Gjirokastër, Luftëtari ka një nga mundësitë e pakta për të ngushtuar diferencën me zonën e mbijetesës, kur përballë të kenë Vllazninë. Bluezinjtë shpresojnë shumë në mungesën e Hygor, në radhët e kundërshtarit, por me barazimin që i morën në Shkodër në fazën e parë, pyesin veten nëse mund të bëjnë më mirë akoma në shtëpi.

Tirana e Kukësi do të bëjnë betejë, në ndeshjen e fundit të së shtunës e ku bardheblutë kanë nevojë të tregojnë se stuhia kaloi, ndërsa kuksianët të konfirmojnë formën që i ngjiti në vendin e dytë. Ofensivat e të dy ekipeve dinë të bëjnë keq, por ndoshta diferenca do të bëhet në prapavijë, aty ku Ahmataj nuk do të ketë qendërmbrojtësin kryesor Tefik Osmani. Tekniku duhet të marrë një përgjigje nga lojtarët në fushë dhe ti japë një përgjigje atyre që e shohin nga tribuna vip, por kundër Kukësit është e vështirë.

Në letër, Laci e ka ndeshjen më të lehtë, atë kundër Flamurtarit të vendit të fundit, që nuk njeh fitore në 13 javë, por që ka barazuar piëkrisht ndaj atyre që e kanë nënvleftësuar dhe Cungu nuk do ti japë këtë favor kur ti ketë përballë. E mbyll javën, sfida në Durrës, pikërisht aty ku me insistim u kërkua të luhej nga FSHF si një mesazh force pas tërmetit. Durrësakët janë në kërkim të golit dhe për të lënë pas një seri për të cilën nuk janë aspak krenarë, në kohën kur përballë i vjen një kundërshtar që i dha leksion Tiranës dhe mezi prêt të përsëritet…

JAVA E 14

Eshtunë

Bylis – Partizani 13.30

Luftëtari – Vllaznia 13.30

Tirana – Kukësi 16.30

E dielë

Laçi – Flamurtari 13.30

Teuta – Skënderbeu 16.30

KLASIFIKIKMI

SKUADRA P NL F B H

Partizani 25 13 7 4 2

Kukesi 21 13 6 3 4

Bylis 20 13 5 5 3

Skenderbeu 20 13 6 2 5

Laçi 19 13 5 4 4

Tirana 19 13 5 4 4

Teuta 19 13 4 7 2

Vllaznia 17 13 4 5 4

Luftëtari 8 13 1 5 7

Flamurtari 5 13 0 5 8

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI