Flash

“Për Juventus, hoqa dorë nga Topi i Artë”: Buffon tregon vendimet më të rëndësishme në karrierë

Lapsi.al 5 December 2019
“Për Juventus, hoqa dorë nga Topi i Artë”: Buffon

"Vendimi për të qendruar në Serie B? Në një botë fjalësh, ai ishte rasti për ti dhënë një sinjal të fortë të gjithë djemve që kanë këtë pasion". Gianluigi Buffon, portieri i Juventus, ka folur gjatë eventit Trofeu Agnelli 2019 duke u kthyer në disa zgjedhje të rëndësishme në të shkuarën, që i kanë diktuar karrierën: "E këtë lloj sinjali mund ta japësh vetëm nëse je ti i pari që heq dorë nga dicka e rëndësishme - ka shtuar Buffon - e në atë moment aty unë po hiqja dorë nga shumë gjëra: isha 28 vjec dhe isha në kulmin e karrierës sime. Sapo kisha fituar Botërorin e ishte në lojë Topi i Artë: nëse do të kasha marrë një drejtim tjetër do të kishin ndryshuar shumë gjëra. Pòr në atë moment kisha qartësinë se duke u sjellë mirë, me bujari ndaj të tjerëve, jeta do të më kthente gjithcka. Nëse sot në moshën gati 42 vjecare ndodhem këtu, është për shkak të zgjedhjes së bërë 14 vjet më parë".

Duke u kthyer tek të rinjtë, portieri i Juventus tregon një histori të rëndësishme: "Unë isha më me fat, zgjodha futbollin. Një fat i mbështetur nga pasioni e është dicka që duhet tia mësojmë fëmijëve që merren me sport - ka thënë Buffon – Disa javë më parë shkova të bëja një spot. Me mua ishin edhe Ivan Basso e dy basketbollistë italianë. Ndonjëherë ndihem në siklet sepse ka sportistë të tjerë që kanë fituar sa unë, duke përfaqësuar Italinë në nivele të larta, duke fituar edhe medaljen më të rëndësishme, por nuk patën fatin të bëhen ose të mbeten të famshëm aq gjatë sa unë, ose të kenë të ardhurat që kam patur unë. E kjo më lë shije të keqe përbrenda sepse sporti duhet të përfaqësojë meritokraci absolute".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI