Flash

Challenge Cup/ Trajneri Tomorri në Dubai, Partizani 'shkrihet' nga Erzeni 3-0 edhe në kthim

Lapsi.al 4 December 2019
Challenge Cup/ Trajneri Tomorri në Dubai, Partizani 'shkrihet'

Erzeni është kualifikuar në raundin tjetër të CEV Challenge Cup, duke shkatërruar 3-0 Partizanin në përplasjen europiane në volejboll për meshkuj, edhe në ndeshjen e dytë. Skuadra e Sakos e ka siguruar përballjen e ardhshme me Poëer Voley Milano, pas dy seteve të para të marra, por e kompletoi misionin duke marrë krejt ndeshjen pa humbur asnjë set përballë skuadrës kryeqytetase, që e privuar nga trajneri Ylli Tomorri, që kishte udhëtuar drejt Dubait, nuk ka mundur dot të bëjë rezistencë: "Është shumë e vështirë të zëvendësohet në pankinë Tomorri - tha pas ndeshjes ndihmës trajneri i Partizanit, Tukseferi -, sepse nuk është vetëm një njeri, por duhet zëvendësuar një institucion".

Erzeni është imponuar në setin e parë 25-19, ka fituar të dytin me të njëjtin rezultat dhe të tretin 26-24, duke shkuar tashmë drejt sfidës me italianët e Poëer Voley Milano një prej skuadrave pretendente për të fituar trofeun. Italianët kanë kërkuar madje për shkak të gjendjes në vendin tonë, që të dy ndeshjet të luhen në Milano, gjë që ka gjetur aprovimin e shijakasve: "Duke parë situatën tonë financiare, në kohën kur edhe kemi dhënë kontributin tonë financiar për të prekurit nga tërmeti - tha tekniku i Erzenit Arben Sako -, kemi pranuar që ti luajmë të dyja ndeshjet në Milano. Por të jeni të sigurtë se do të shkojmë aty për të promovuar në mënyrë të denjë volejbollin shqiptar".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI