Flash

"Dua Pogba": Zidane e bën kërkesën në zyrën e presidentit Perez

Lapsi.al 4 December 2019
"Dua Pogba": Zidane e bën kërkesën në zyrën e

Është një mendim fiks që kthehet gjithnjë në mendjen e drejtuesve të Real Madrid, e mbi të gjithë bëhet present në zyrën e presidentit Florentino Perez nga Zinedine Zidane: "Dua Pogba, menjëherë ose në fund të sezonit". Momenti i mirë i Fede Valverde nuk ndalon dëshirat e teknikut francez, që edhe në verën e kaluar inistoi shumë për mesfushorin e Manchester United.

Marca tregon se si në javët e fundit presingu i teknikut francez është bërë edhe më intensiv, edhe pse Pogba ishte kërkesa e vërtetë e tij në merkato, kur pranoi të kthehej në pankinën e Real marsin e kaluar. Kontaktet mes Zidane e Pogba nuk janë ndërprerë kurrë, vetë mesfushori punon me mendjen e drejtuesve të United: lëvizja e parë ishte refuzimi i rinovimit të kontratës në skadencë në 2021.

Problemi, për Zidane, është se anglezët duan 120 milionë euro e jo të gjithë tek Real Madrid janë të bindur, më tepër në lidhje me ekuilibrat e dhomave të zhveshjes, se nga ana financiare, se Pogba duhet të paguhet më shumë se Hazard, për të cilin janë investuar rreth 100 milionë euro. Në këtë pikë mund të ndërhyjë Juventus, që nuk e ka harruar kurrë “Oktapodin” e shpreson në një divergjencë mes drejtuesve të Real, për të punuar në qetësi në verë, për goditjen e madhe në mesfushë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI