Flash

Dello Sport tremb Juventusin me Strakoshën: shqiptari ka mbyllur portën në 4 nga 7 ndeshjet në Olimpico

Lapsi.al 5 December 2019
Dello Sport tremb Juventusin me Strakoshën: shqiptari ka mbyllur

Duhet ndeshja perfekte. Duhet ta garantojnë si skuadra ashtu edhe individët. Duke filluar nga Thomas Strakosha. Portieri i Lazio, që ekzaltohet gjithnjë në rastet e mëdha, të shtunën me Juventus është i thirrur në cështje të përsëritet. Kështu, sepse kundër bardhezinjve ka bërë gjithnjë mirë, duke rezultuar deciziv në shumë raste. Në këtë kampionat e ka mbajtur portën të paprekur në 4 ndeshje brenda në Olimpico nga 7. Tani duhet të bëjë të pamundurën kundër Ronaldo, Dybala e Higuain.

Janë dy, specifikisht, ndeshjet e Strakosha kundër Juventus që janë bërë të paharrueshme për të e tifozët. E para është ajo e 13 gushtit 2017: atë ditë, në Superkupën Italiane, shqiptari ishte fenomenal me një pritje instiktive kundër Cuadrado kur rezultati ishte ende 0-0. Të gjendeshe në disavantazh, pas pak minutash, do ta kishte komplikuar shumë ndeshjen e Lazio që më pas u imponua 3-2 duke rrëmbyer trofeun. Gjatë ndeshjes, Strakosha ishte reaktiv edhe ndaj Higuain e Pjanic, duke u dorëzuar vetëm ndaj Dybala (që shënoi me goditje dënimi e penallti).

Në 14 tetorin e mëpashëm Strakosha ishte protagonist i një ndeshje që u fut në historinë laziale: bardhekaltrit arritën të fitonin në stadiumin e Juventus pas 16 vjetësh. Përfundoi 2-1, me portierin shqiptar që, në sekondën e fundit, i priti penalltinë Dybala. Një ndeshje fantastike. Si ajo që tifozët shpresojnë të shohin të shtunën, duke ëndërruar të jenë skuadra e parë e aftë të mundin Juventus të Maurizio Sarri.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

Me sytë katër

PAPARAZZI