Flash

Ziyech befasohet në eBay: i dhuroi fanellën djaloshit që u fut në fushë, ai e nxjerr në shitje online

Lapsi.al 5 December 2019
Ziyech befasohet në eBay: i dhuroi fanellën djaloshit që u fut

Sulmuesi i Ajax Ziyech mund të jetë befasuar nga cmimi që fanella e tij ka arritur në... eBay. Ndoshta arritja e sezonit të kaluar nga skuadra hollandeze, që shkoi një hap larg finales së Champions League. E në rastin e ndeshjes së fundit europiane të hollandezëve, Ziyech ka qenë një nga protagonistët, duke shënuar të parin nga dy golat me të cilët Heshtarët morën fitoren kundër Lille. Gjatë ndeshjes, megjithatë, numri 11 i skuadrës së Erik ten Hag u përfshi në një episod interesant.

Ziyech u bë “shënjestër” e një tifozi të ri të Ajax, që arriti të futej në fushë për të takuar nga afër një prej idhujve të tij. Lojtari e priti djaloshin me një përqafim të ngrohtë, që ka bërë xhiron e botës duke emocionuar web. Ziyech në përfundim të ndeshjes i ka dhuruar edhe fanellën tifozit, duke marrë të tjera elozhe për sjelljen e tij. Vetëm se të rejat e fundit e kanë tronditur fundin e bukur të historisë.

Tifozi i Ajax nuk e ka mbajtur kujtimin për vete. Në eBay, faqja e njohur për blerje online, është shfaqur shitja në ankand e fanellës së veshur nga Ziyech në ndeshjen mes Lille e Ajax, luajtur në 27 nëntor. Ankandi nis nga 1.020 euro e në përshkrimin e artikullit thuhet se fanella ka mbetur sic ishte. Djaloshi që pushtoi fushën me shumë mundësi do të ketë ca të ardhura të mira nga shitja e fanellës së cmuar, por zhgënjimi është i gjithi për Hakim Ziyech!

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI